Arrihet marrëveshja që ndihmon refugjatët nga deportimi NULL NULL 14.09.2017 08:30 14.09.2017 08:30 Dy demokratët më të lartë të SHBA-se kanë arritur marrëveshje me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, për të mbrojtur mijëra emigrantë të rinj pa dokumente nga deportimi, transmeton Klan Kosova. Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer njoftuan se me shefin e Shtëpisë së Bardhë ranë gjithashtu dakord të punojnë për një paketë sigurie kufitare e cila nuk përfshin propozimin e Trumpit për ngritjen e murit të shumëdiskutuar në kufi me Meksikën. Shtëpia e Bardhë megjithatë mohon që muri të përjashtohet nga propozimet e paraqitura. Më e rëndësishmja për momentin është çështja e skemës DACA, e miratuar në kohën e Barack Obama, një projekt që i ofronte mbështetje të rinjve të dërguar ilegalisht në Amerikë prej prindërve të tyre që fëmijë. Në fillim të muajit, Trump vendosi mbylljen e programit që mbron gati 800 000 vetë në SHBA, të cilëve u ofron njëkohësisht mundësi punësimi e studimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.