Arrihet marrëveshja, Courtois transferohet tek Real Madrid NULL NULL 16.07.2018 14:00 16.07.2018 14:00 Ende pa përfunduar Botërori “Rusi 2018”, nisën që të ndodhin transferimet e bujshme të futbollistëve. I pari ishte ai i Cristiano Ronaldos që la Madridin për t’iu bashkuar Juventusit. Ndërsa tani portieri i Chelseat, Thibaut Courtois mësohet të ketë një marrëveshje verbale me drejtuesit madrilenë për një kontratë pesëvjeçare me 11 milionë euro në sezon, shkruan Albeu. Sa i përket shifrës së transferimit, mësohet se “Blutë e Londrës” do të përfitojnë rreth 40 milionë euro për kartonin e portierit belg. Belgu duket se do të jetë lëvizja e parë e Perezit për të riformatuar skuadrën madrilene. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë