14:43, 15 Maj 2017

Presidenti i UFC, Dana White, ka konfirmuar se ylli i arteve marciale dhe mbase sportisti më karizmatik në botë, Conor McGregor, ka arritur një marrëveshje për t’u ndeshur në ring boksi me legjendën, Floyd Mayweather, njofton Klan Kosova.

“Unë dhe Conor kemi arritur marrëveshjen”, ka thënë White për ESPN.

Detajet ende mbetet të zbardhen ditët e ardhshme, por nga ajo çfarë është zbuluar deri më tani, besohet McGregor do të paguhet rreth 75 milionë dollarë, ndërsa Mayweather mbi 100 milionë.

“Ose do zhvillohej ndeshja këtë vit, ose nuk do zhvillohej fare”, ka thënë White.

klankosova.tv

 

 

Interesante