12:30, 14 Qershor 2018

Ylli hollivudian Vince Vaughn, është arrestuar me dyshimin për vozitje në gjendje të dehur.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aktori i “True Detective”, u ndal jashtë Los Angeles, mes Hermosa Beach dhe Manhattan Beach, në një pikë kontrolli policore këtë të dielë.

Ai ishte arrestuar edhe më herët, më saktësisht më 2001, pas një përleshjeje në një bar, nga ku i lënduar kishte mbetur kolegu i tij Steve Buscemi, që ishte munduar t’i ndajë.

Interesante