Arrestohet personi që shtiu me armë në “Beer Fest” NULL NULL 19.08.2016 21:15 19.08.2016 21:15 Policia e Kosovës ka arrestuar personin që kishte shtirë me armë në edicionin e fundit të festivalit të Birrës, ku nga paniku kishin mbetur të lënduar rreth 50 persona. Sipas policisë, personi i arrestuar është i mitur dhe pistoleta me të cilën kishte gjuajtur në ajër ishte pistoletë me gazë. “I dyshuari, i identifikuar nga Policia (H.V. -15 vjeçar) i cili është arrestuar të premten rreth orës 17:00 dhe pas konsultimeve me prokurorin kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore”, thuhet në Raportin e Policisë, njofton Klan Kosova. Sipas dyshimeve të para të policisë, dyshohet se motivi i këtij rasti ka qenë një mosmarrëveshje ndërmjet disa të rinjve të moshës së mitur. Natën e parë të Beer Festit ishte shtirë me armë zjarri dhe festivali më pas u ndërpre për të mos vazhduar më. Kur kishte ndodhur sulmi njerëzit e pranishëm kishin dyshuar në sulme terroriste. Shumë veta u ankuan se kishte nivel të dobët të sigurisë, ndërsa pas ndërprerjes së festivalit bizneset kishin ankesa se u janë shkaktuar shumë dëme materiale dhe shpenzime. Policia njofton se është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve tjerë të involvuar në veprime apo aktivitete kriminale. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 37 minuta më parë