Arrestohet për trafikim të lëndëve plasëse NULL NULL 06.07.2015 12:29 06.07.2015 12:29 Policia e Tiranës ka arrestuar Erald Bamin, të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve plasëse. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Bami ka qenë i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg dhe ishte në kërkim nga policia e Fushë Krujës. Erald Bami është shpallur në kërkim, pas një operacioni të policisë afro një vit më parë të koduar “Detonatori”. Më 20 prill 2014 u arrestuan katër persona, dhe u sekuestruan rreth 30 kg tritol. Grupi kriminal, pjesë e së cilës ishte dhe Bami, ishin në hetim për shpërthimet të ndodhura më parë në territorin e stacionit të policisë dhe bashkisë së Fushë Krujës. Posta e policisë së Fushë Krujës ka qenë objekt sulmi tri herë vitin e kaluar./Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 9 minuta më parë