11:45, 13 Tetor 2017

Të enjten në fshatin Shtupel të Klinës është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Njëri zyrtar i PK-së ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Interesante