Arrestohet një malazez në Rinas, shkonte drejt Francës NULL NULL 01.12.2015 08:44 01.12.2015 08:44 Një tjetër shtetas malez është arrestuar ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, teksa tentonte të udhëtonte drejt Francës, me dokumente të falsifikuara. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar Diallo Cheick Oumar 25 vjeç, nga Bamako e Malit. Ai është paraqitur për kontroll dhe hyrje në Shqipëri me një pasaportë maleze të lëshuar në emër të tij, e cila në faqen gjashtë kishte një vizë shqiptare të lëshuar në Kajro. Pas dyshimeve të krijuara lidhur me vërtetësinë e tyre, dhe gjatë intervistimit të shpejtë të Oumarit, përgjigjet e tij ishin tepër konfuze, bën të ditur policia, lidhur me udhëtimin dhe vendet ku do të qëndronte. Pas kontrollit fizik të ushtruar, në xhepin e xhupit ai kishte një leje qëndrimi franceze dhe një kartë identiteti franceze, të cilat rezultuan false. Shtetasi malez, Oumar, deklaroi më pas se ishte takuar më herët me një tjetër shtetas malez, i cili i kishte shitur pasaportën në Mali, një vizë shqiptare dhe një leje qëndrimi franceze kundrejt shumës prej 5670 dollarë amerikanë. I njëjti person i ka prerë biletat dhe i paguar hotelin e qëndrimit në Beograd dhe më pas rrugëtimin në drejtim të Francës. Policia jonë nuk bën me dije detaje të tjera nga rrëfimi i shtetasit të huaj, ndërsa pak ditë më parë, po në Rinas, u ndalua edhe një tjetër person që vinte nga Mali dhe tentonte të kalonte nëpërmjet vendit tonë për në Francë. Në kushtet kur Franca është edhe shënjestra e sulmeve terroriste, edhe Shqipëria ka marrë masa të rrepta në pikat kufitare në lidhje me të gjitha hyrje-daljet sidomos për persona me dokumente të falsifikuara./Shekulli.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti i sigurisë: Sulmi terrorist në Banjskë u neglizhua nda institucionet ndërkombëtare (VIDEO) 41 sekonda më parë
Kosova Osmani pret Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Jean Marie Speich - theksohet thellimi i raporteve 5 minuta më parë
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 37 minuta më parë