Arrestohet në kufi kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar NULL NULL 28.06.2017 13:01 28.06.2017 13:01 Policia Kufitare e Kukësit ka njoftuar arrestimin e një shtetasi kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi. Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar, dhe konkretisht Izet Zmajli, 46 vjeç, banues në fshatin Grejgovc, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të SPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, nga autoritet Sllovene. Autoritetet Gjyqësore Sllovene me vendim Nr. X K 40462/2014, datë 01.06.2017, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Slloven, i cili ka për të vuajtur dënimin 5 vjet, e 5 muaj e 19 ditë burgim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024