Arrestohet i dyshuari në objektin e Prokurorisë në Pejë NULL NULL 19.10.2018 16:14 19.10.2018 16:14 Një person me inicialet L.R është ndaluar nga Prokuroria Themelore e Pejës me dyshimin se ai kishte kanosur të dëmtuarën V.M pasi që e kishte marr nga Mali i Zi me qëllim që kjo e fundit të tërhiqte ndjekjen penale ndaj tij. Me t’u vërejtur ky rast, prokurori i çështjes ka urdhëruar ndalimin e L.R i cili gjendej në hollin e objektit të tyre dhe tashmë ndaj tij është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, njofton Klan Kosova. Po ashtu ndaj të pandehurit, Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, me dyshimin se ai mund të përsërisë veprën e njëjtë në dëm të dëmtuarës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë