Arrestohet hajni që ia vodhi Oscar-in aktores më të mirë NULL NULL 05.03.2018 19:24 05.03.2018 19:24 Policia në Los Angjelos ka arrestuar një person i cili dyshohet se ia ka vjedhur trofeun e Frances McDormand, e cila u shpall si aktorja më mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, transmeton Klan Kosova. Sipas gazetes “Los Angeles Times”, personi i quajtur, Terry Briant kishte publikuar një video ku shihej duke e puthur trofenë të cilën e kishte vjedhur nga aktorja. Academy Awards ka shpallur mbrëmë Frances McDormandin “Aktoren më të mirë në rol kryesor”. Ajo ka mposhtur konkurrencën duke iu falënderuar rolit të saj në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë