Arrestohet Chris Brown, dyshohet që ka dhunuar një grua NULL NULL 22.01.2019 13:58 22.01.2019 13:58 Reperi i famshëm amerikan, Chris Brown, është arrestuar në Paris nën akuzat për përdhunim, transmeton Klan Kosova. Një 24 vjeçare e ka akuzuar Brown për përdhunimin e saj gjatë darkës së 15 janarit, në një hotel të kryeqytetit francez. Burime brenda policisë kanë potencuar se Chris bashkë me dy njerëz të tjerë janë ndalur sot në Paris pas akuzës së 24 vjeçares. Ai ka pasur shpesh ka pasur probleme me ligjin, ku rasti që më së shumti ka bërë bujë është rrahja e këngëtares së njohur, atë botë të dashurës së tij Rihanna. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.