Arrestohen dy shqiptarë në Kakavijë NULL NULL 20.08.2017 19:47 20.08.2017 19:47 Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në doganën e Kakavijës. Njëri nga shqiptarët është arrestuar, pasi ka tentuar të kalojë nga Greqia për në Shqipëri 32.560 euro të fshehura në bagazhe për të cilat nuk kishte dokument justifikues. Dogana greke ka mbajtur 25% të shumes si taksë dhe pjesën tjetër e ka sekuestruar deri në justifikimin ligjor të saj, shkruan syri.net. Ndërkohë shtetasi tjetër shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar pasi po kalonte nga Shqipëria për në Greqi me një automjet, i cili rezulton i vjedhur në Itali. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 21 minuta më parë