21:13, 13 Shkurt 2018

Dy shqiptarë, 34 dhe 38 vjeçar, u arrestuan nga karabinierët e Villalvernia në Itali pasi iu konfiskuan rreth 250 mijë euro kokainë.

Sipas mediave lokale, policia rrethoi zonën industriale të Tortonës, ditën e djeshme, ku arrestoi Oltion Manin dhe Vladimir Prrojn, të cilët u ndaluan teksa po ecnin me makinë. Në këtë moment, karabinierët panë një pako të hedhur tek një bimë pranë makinës. Pakoja përmbante 900 gram kokainë të ngrirë.

Gjetja e kësaj substance çoi policinë në vendin e posaçëm që shqiptarët përdornin për të përgatitur dhe paketuar kokainën, e cila e shitur me pakicë, do të kapte vlerën e 250 mijë euro./lapsi.al

Interesante