14:37, 18 Maj 2017

Dy të rinj serbë, njëri 17 vjeçar dhe tjetri 20 janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkruar grafite në shkollën fillore dhe të mesme “Pandeli Sotiri ” në fshatin Plemetin të Obiliqit, në mes të datës 19  dhe 20 prill të këtij viti.

Policia njofton se nga të dyshuari F.Stoliq dhe  J. Jakovleviq është sekuestruar edhe një sprej që dyshohet të jetë përdorur për shkrimin e grafiteve.

Lidhur me rastin  është konsultuar Prokurori i shtetit  dhe me rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal nën dyshimin për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Poashtu bëhet e ditur se pas përfundimit të  veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale të dyshuarit janë lënë të lirë në procedurë të rregullt.

 

Interesante