11:34, 14 Qershor 2018

Të mërkurën në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, janë arrestuar një mashkull dhe dy femra, pasi që nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe i kanë penguar në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull i është dorëzuar njësitit policor në Prizren, pasi që i njëjti kishte urdhëresë aktive, njofton Policia e Kosovës, përcjell Kosova.

Ndërsa dy të dyshuarat femra, njëra është dërguar në mbajtje kurse tjetra është liruar.