Arrestohen disa persona pas sulmit në Shkodër NULL NULL 13.01.2018 15:50 13.01.2018 15:50 Pas sulmit me tritol në një lagje të Shkodrës, policia jep detajet zyrtare lidhur me shpërthimin, ku mbeten 7 persona të plagosur. Lidhur me autorët e ngjarjes, policia bën me dije se ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona në komisariat. Tre nga personat e plagosur në shpërthim janë në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye janë dërguar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe ekspertë të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë./lapsi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 29 minuta më parë