Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen deputetët, suspendohet opozita (VIDEO)

NULL NULL
30.11.2015 20:05

Ismail Kurteshi iu printe deputetëve të opozitës derisa nga zyret e tyre ishin nisur për në sallën e madhe të Kuvendit.

Deputeti Kurteshi ishte ai që edhe e ndezi gazin lotsjellës për të pamundësuar mbajtjen e seancës plenare.

Nga efekti i substancës sy ngacmuese të gjithë ikën.

Ndërkohë forca të mëdha policore ia bllokuan opozitarëve çdo afrim me hapësirat ku ishin deputetët e shumicës, njofton Klan Kosova.

Por me këso bllokade nuk pajtohet pakica parlamentare andaj plasi edhe njëherë gazi

Si rezultat i këtyre aksioneve,  Vetëvendosja , AAK E Nisma, brenda pak orësh mbetën pa tre deputetë.

Në nisje të seancës policia arrestoi deputetin Fisnik Ismaili, sepse me vete kishte dy bombola gazi,  më vonë ndaloi edhe Haxhi Shalën, e shoqërimet për në Polici përfunduan me Ismail Kurteshin.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.