13:55, 16 Korrik 2017

Policia serbe ka arrestuar 360 persona nën dyshimet për kryerjen e krimeve të ndryshme, ndërsa 202 prej tyre u është ngritur aktakuzë në procedurë të rregullt, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Të dyshuarit janë arrestuar për prodhimin dhe trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike, për tentim vrasje, përdhunime dhe akte të tjera të paligjshme të kësaj natyre, shfrytëzim të të miturve për pornografi, abuzime, tortura, grabitje, rrëmbime, vjedhje të rënda dhe vepra të tjera penale.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, gjatë një konference për media.

klankosova.tv

 

Interesante