14:34, 14 Shtator 2018

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore të enjten ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e 31 personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrje me prostitucion”,.

Në mesin e të arrestuarve janë dy femra , kurse  29 të tjerë janë meshkuj.

Policia njofton se është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë, por do të paraqiten personalisht në Gjykatë.

Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ku të enjten janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, respektivisht në Gjykatën Themelore – Departamenti  për Kundërvajtje në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.