Arrestohen 22 persona për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë NULL NULL 20.09.2018 16:14 20.09.2018 16:14 Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona të dyshuar për përfshirje në prostitucion në rajonin e Prishtinës dhe Gjakovës në kuadër të veprimeve operativo-hetimore me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, njofton Klan Kosova. Gjatë tri ditëve aksion Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësitë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ), në rajonet respektive, në Gjakovë dhe në Prishtinë ka dalë me këto rezultate. 1. Në rajonin e Prishtinës më 18.09.2018, nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), janë identifikuar dhe janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe tetë (8) të dyshuara femra K-Shqiptare, nën dyshimin për vepra të kundërligjshme, konkretisht për “mundësim ose detyrim në prostitucion”. Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. 2. Në rajonin e Gjakovës më 19.09.2018, janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar 1. K.R. m/sh/kosovare; 2. V. Ç. f/sh/kosovare,; 3. N. B. rae/serbe; 4. M. B. m/sh/kosovar; 5. M. P. m/sh/kosovar; 6. B.I. rae/kosovar; dy prej tyre (të dyshuarit nr.1 dhe nr. 2) janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë nën dyshimin për “mundësim ose detyrim në prostitucion” ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për veprën kundërvajtëse ”marrje me prostitucion“. 3. Në rajonin e Prishtinës më 20.09.2018, gjatë një plani taktik janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar si në vijim: 1. L.K. f/sh/kosovare; 2. SH.K. f/sh/k; 3. B.L. f/sh/k; dhe 4. A.F. f/sh/k. Të dyshuarat nr. 1 dhe nr. 2 janë arrestuar nën dyshimin për veper penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokalit për prostitucion” kurse të dyshuarat nr. 3 dhe nr. 4 për veprën kundervajtëse” marrje me prostitucion “. Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara nr. 1 ndalet per 48 orë, ndersa tri të dyshuarat tjera lirohen në procedurë të rregullt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë