“Arrest me burg” për shefin e rrjetit të drogës NULL NULL 28.08.2015 14:12 28.08.2015 14:12 Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për një prej shtetasve të arrestuar pak ditë më parë në Shqipëri, Sokol Burhamaj, gjatë operacionit të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe homologëve italianë. Shtetasi Sokol Burhamaj, i njohur edhe me mbiemrin e mëparshëm Lamaj, dyshohet të ketë pasur rol kryesor në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës, së bashku me dy vëllezërit e tij Neko dhe Fatos Burhamaj. Ai akuzohet “trafik ndërkombëtar droge të kryer në bashkëpunim”. Sa i përket rrjetit, mes të arrestuarve ishte edhe një oficer policie në Qarkun e Vlorës, i njohur me emrin Vilson Lamaj, i cili rezulton prej vitesh rezident në Itali, ndërsa në këtë grup trafiku kishte rolin e pilotit të drogës. Në total, gjatë aksionit të përbashkët antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë u arrestuan 14 persona, 6 prej të cilëve në vendin tonë dhe 8 të tjerë në vendin fqinj, raporton Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i Arsimit merr në duar jashtëligjshëm kompetencat e DKA-së, anulon konkurset për mësimdhënës (VIDEO) 1 sekond më parë
Kosova Abazoviq thotë se nëse do të ishte kryeministër, Mali i Zi do të votonte pro anëtarësimit të Kosovës në KiE 12 minuta më parë