20:25, 16 Prill 2018

Të premten, forcat amerikane, bashkë me ato nga Britania e Madhe dhe Franca, intervenuan duke sulmuar nga ajri caqet e forcave të presidentit sirian Bashar Al-Assad.

Arianit Shehu, drejtor ekzekutiv i Institutit Nacional Demokratik (NDI) për Lindjen e Mesme, ka thënë se Kosova veproi drejt pasi e përkrahu një intervenim të tillë, njofton Klan Kosova.

“Janë veprime shumë të qëlluara dhe me vend. Si kosovarë e kemi arritur lirinë, pavarësinë dhe kemi obligim moral ndaj shteteve të Evropës dhe SHBA-së, si dhe që të gjendemi pranë çdo shoqërie që vuan nga gjenocidi, represioni, krimi, sepse  këto i kemi përjetuar gjatë viteve të 1990-ta”.

“Shtetet Perëndimore dhe SHBA-ja e vlerëson lart pozicionimin e Kosovës në këto ditë, pasi kjo çon peshë drejt riaranzhimit të marrëdhënieve mes shteteve”.

Shehu ka thënë në Info Magazine se është i privilegjuar që shërben në NDI.

“Është nder që më ofrohet kjo pozitë – që një ish refugjat kosovar, një viktimë e luftës dhe gjenocidit serb, t’i menaxhojë disa nga programet me peshë që përkrahen nga SHBA. Shpresoj në kombin tim dhe qytetarët e Kosovës ta bëj krenar me përkrahje të interesave të paqes dhe stabilitetit të gjithë globit”.

 

Interesante