Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ariana Grande shkruan letër për fansat, pas sulmit në Mançester

NULL NULL
26.05.2017 20:32

Ariana Grande sapo ka lëshuar një letër të gjarë për fansat dhe njerëzi e Mançesterit, pas sulmit terrorist që ndodhi të hënën në mbrëmje, në koncertin e saj, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 23-vjeçare njoftoi se do të kthehet në qytetin e Mançesterit, tepër të guximshëm, që të kalojë kohë me fansat e saj dhe të ketë një koncert përfitimi për nder të viktimave në mënyrë që të mbledhë para për familjet e tyre, transmeton Klan Kosova.

Ariana thotë se ajo po mendon për fansat e saj dhe të gjithë të prekuri nga tragjedia, dhe i lavdëroi ata për shfaqjen e “dhembshurisë, dashamirësisë, dashurisë, forcës dhe unitetit”, në këtë kohë të vështirë”.

“Ne do të vazhdojmë për nder të atyre që i kemi humbur, të dashurit e tyre, fansat e mi dhe të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi”, përfundoi Ariana.

“Do të jeni në mendjen time dhe në zemrën time çdo ditë dhe unë do të mendoj për ta gjatë gjithë jetës time”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.