20:00, 11 Tetor 2018

Ariana Grande po punon me shumë se që mendoni.

Këngëtarja 25-vjeçare lëshoi albumin e saj të katërt me titull ‘Sweetener’ në gusht të vitit 2018, por ajo mund të lëshojë albumin e pestë para fundit të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Një fotograf i famshëm në New York e kapi artisten të mërkurën dhe e pyeti: ‘A mund të kemi një tjetër album para fundit të vitit?’.

Ariana u kthye dhe i tha: ‘Po’, pastaj tha ‘Unë jam e emocionuar’.