15:00, 8 Nëntor 2018

Këngëtarja Grande pritet ta marrë çmimin si gruaja e vitit në muzikë me 6 dhjetorë të këtij viti nga Billboard.

Kjo mbrëmje do të mbahet në New York dhe është edicioni i 13 i organizimit të Billboard.

Grande ka pasur edhe një arritje tjetër kur hyri në Top 40 me këngët si: “No tears left to cry”, “Breathin” dhe “God is a woman”.

Me çmimin si gruaja e vitit janë nderuar edhe Taylor Swift, Lady Gaga, Madonna e Selena Gomez.