Argjentina kërkon që Rusia të deportojë tifozët që u përleshën me kroatët NULL NULL 23.06.2018 12:05 23.06.2018 12:05 Argjentina ka kërkuar nga Rusia që të arrestojë dhe deportojë katër tifozë të futbollit, të cilët janë incizuar duke u përleshur me fansat e Kroacisë, gjatë ndeshjes ndërmjet ekipeve të këtyre dy kombëtareve në Kampionatin Botëror. Një video-incizim shfaq tifozët argjentinas dhe ata kroatë duke u përleshur në stadiumin në Nizhny Novgorod. Komiteti organizativ i Kupës së Botës ka thënë se shtatë argjentinas janë ndaluar nga policia pas ndeshjes së zhvilluar në mes të Argjentiës dhe Kroacisë, ku Kroacia mundi Argjentinën 3:0, shkruan REL. Ministria e Sigurisë së Argjentinës, përmes një deklarate për media ka thënë se ka identifikuar fansat argjentinas që shfaqen në video-incizim dhe kërkon “nga autoritetet ruse ndalimin e menjëhershëm të tyre, në mënyrë që ata të mund të deportohen”. Një zëdhënësi i Komitetit organizativ të Kampionatit Botërorë ka thënë se “kjo çështje është tashmë në duart e autoriteteve gjyqësore”. Video-incizimi i përleshjes mes tifozëve është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqen tifozët e Argjentinës dhe Kroacisë duke u përleshur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.