22:00, 13 Shkurt 2018

Travis Scott është duke përjetuar ndryshime të mëdha që nga ardhja në jetë e fëmijës së tij të parë, vajzës Stormi.

Kështu kanë thënë për TMZ persona të afërt me këngëtarin, që sipas tyre ai është shumë më i lumtur dhe më i qetë se zakonisht.

Kjo duket se ka ndikuar edhe në punën e tij, pasi që Travis është duke punuar në një album të ri si dhe po i kushton kujdes shumë më të madh koncerteve.

Travis Scott dhe Kylie Jenner janë bërë prindër për herë të parë më 1 shkurt të këtij viti.

Image result for kylie jenner stormi