Arben Gashi: Mocioni për rrëzimin e qeverisë të ndodhë sa më parë NULL NULL 16.11.2018 18:55 16.11.2018 18:55 Arben Gashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se situata politike në vend nuk është normale dhe se për këtë çështje duhet të gjendet sa më shpejt zgjidhje. “Koalicioni i tanishëm nuk e ka shumicën, si rezultat i kësaj vendi ka hy në një krizë – kjo është arsyeja pse ka përplasje politike në Kuvend, por që janë përplasje normale”, ka thënë Gashi në Info Magazine. “Në një situatë të tilla kur Kuvendi dhe Qeveria janë të paaftë të marrin vendimi zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”. “Personalisht mendoj se një mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë duhet të ndodhë sa më shpejt”. “Është vendim politik që merret nga partia jonë, pastaj edhe nga partitë tjera në opozitës. Që të jetë mocioni i suksesshëm duhet ta votojnë 61 deputetë”. Ai ka thënë se rrëzimin e Qeverisë mund ta bëjnë edhe me deputetët e Listës Serbe. “Nëse kishte logjike politike dhe patriotike që Qeveria të formohej me deputetët e Listës Serbe, atëherë pse nuk a logjikë politike dhe patriotike që kjo Qeveri të rrëzohet nga po këta deputetë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë