Aprovohet lista e trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme NULL NULL 10.10.2018 14:55 10.10.2018 14:55 Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka nënshkruar Vendimin për aprovimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme me 1595 asete, të cilat do t’i nënshtrohen masave dhe regjimit mbrojtës sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Sipas njoftimit nga MKRS, disa nga këto asete, të cilat janë përfshirë këtë vit si propozime të reja në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë: Shtëpia e lindjes e Adem Demaçit, Shtëpia e Adem Demaçit, Qendra Tregtare Gërmia – Prishtinë, Selia e Shtabit të Brigadës 121 Komandant Kumanova, Kompleksi Memorial Mujë Krasniqi, Shtëpia Muze e Fadil Vatës, Shtëpia e Kulturës në Runik dhe disa objekte të tjera të cilat tashmë gëzojnë status të ndërtesave/aseteve të mbrojtura sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore. Ministria e Kulturës dhe institucionet e trashëgimisë kulturore, do të jenë maksimalisht të angazhuara në të gjitha fazat e realizimit të plotë të mandatit të tyre për të zbatuar masat, obligimet dhe standardet profesionale të ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave tona të trashëgimisë kulturore. Pas nënshkrimit të listës i pari Kulturës në Kosovë, falënderoj gjithë ata që janë angazhuar në përpilimin e kësaj liste, thuhet në komunikatën e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit. “Dua të falënderoj të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, ekspertët e jashtëm, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme, institucionet lokale dhe institucionet, profesionistët dhe komisionet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmbylljen me sukses të këtij procesi”, tha mes tjerash ministri Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024