15:09, 25 Korrik 2018

Modeli i ri prej 6.1 inch i iPhone do të vijë me një grumbull ngjyrash që nuk janë parë që nga prodhimi i modelit iphone 5c.

Ditë më parë, analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, tregoi për ngjyrat që do të ketë iPhone i ri.

Mirëpo, logu Japonez Macotakara, po thotë ndryshe.

Sipas tyre, ngjyrat e modelit të ri nuk do t’i ngjajnë atyre të mëparshmeve, njofton Klan Kosova.

Kuo pati thënë që iPhone prej 6.1 inch do të vijë me 6 ngjyra: Gold, hiri, i bardhë, i kaltër, i kuq dhe i portokalltë.

Në anën tjetër, Macotakara po thotë se ngjyrat do të jenë: e bardhë, e zezë, e portokalltë e ndritshme, e kaltër elektrike, e përhirtë.