Apple brendi i vitit 2015 NULL NULL 28.05.2015 11:00 28.05.2015 11:00 Google dhe Apple kanë qenë prej vitesh rivalet kryesore për mbajtjen e titullit si marka më e vlefshme në botë, por këtë vit ka dominuar Apple duke zënë vendin e parë në listë. Sipas një studimi të kryer nga agjencia globale për hulumtime të tregut, Millward Brown, Apple është marka më e vlefshme për vitin 2015, duke lënë pas rivalët e saj. Në vitin 2014 ishte Google kompania më e vlefshme në botë, ndërsa Apple ishte në vend të dytë, ndërsa tani vlera e gjigantit të Kupertinos është rritur me 67% duke arritur në 247 miliardë dollarë, që i siguroi edhe vendin e parë. Edhe në vitet 2011, 2012 dhe 2013 ishte Apple kompania më e vlefshme në botë. Në vend të tretë në listën e Millward Brown për vitin 2015 është listuar Microsoft, ku vlera e saj është rritur me 28%, duke arritur shumën 115 miliardë dollarë. Samsung është renditur në vend të 45-të, ku marka e saj është vlerësuar me 21.6 miliardë dollarë. Më poshtë mund të shihni listën e 10 markave më të vlefshme në botë për vitin 2015: Apple Vlera: 247 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 148 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: 67% Google Vlera: 173 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 158 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: 9% Microsoft Vlera: 116 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 90 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: 28% IBM Vlera: 94 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 108 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: -13% Visa Vlera: 92 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 79 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: 16% AT&T Vlera: 89 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 78 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: 15% Verizon Vlera: 86 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 63 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: 36% Coca-Cola Vlera: 84 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 81 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: 4% McDonald’s Vlera: 81 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 86 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: -5% Marlboro Vlera: 80 miliardë dollarë Vlera e vitit të kaluar: 67 miliardë dollarë Ndryshimi nga viti i kaluar: 19% *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.