16:48, 13 Shtator 2017

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është takuar me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Tahiri shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën.

Apostolova potencoi se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmoj Kosovën në këtë proces, transmeton Klan Kosova.

Ajo poashtu uroi Ministrin Tahiri për përgjegjësinë e re, për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë derisa nënvizoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.

Interesante