Apostolova përshëndet arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin NULL NULL 24.02.2018 15:57 24.02.2018 15:57 Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për ratifikimin e Demarkacionit mes partive qeveritare dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova. Apostolova ka shkuar në Twitter se kjo është një lëvizje drejt liberalizimit të vizave ndërsa ka ftuar Vetëvendosjen e Listën Serbe që edhe ata ta votojnë marrëveshjen. “I uroj partitë politike dhe liderët e tyre që kanë gjetur pajtim për ta ratifikuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Një hap kyç për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Apostolova. “Kjo është vënia e Kosovës dhe rinis së saj në rend të parë. Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe që edhe ata ta mbështesin marrëveshjen e cila është për të gjithë në Kosovë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.