18:30, 12 Tetor 2018

Çdokush ka dëshirë që gjatë gjithë ditës të ketë erë të mirë.

Investimi në parfume të shtrenjta, krema dhe shumë produkte tjera bëhet vetëm për këtë qëllim, megjithatë ajo që me të vërtetë ka rëndësi është se ku duhet të aplikoni parfumin.

Disa pika në trupin tonë mund të bëjnë që parfumi të përhapet më mirë dhe aroma e tij të zgjasë më shumë.

Brenda bërrylit

Të gjithë ne përfundojmë duke aplikuar parfumin në dorë. Megjithatë, pika më e mirë është brenda bërrylit, kjo pikë nxjerrë nxehtësi dhe ndihmon që aroma e parfumit të zgjasë më shumë.

Prapa veshëve

Aplikimi i parfumit pas veshëve mund të ndihmojë atë të përhapet më mirë dhe të zgjasë më gjatë.

Prapa gjunjëve

Ashtu si aplikohet parfumi brenda bërrylave duhet të aplikoni edhe prapa gjunjëve. Kjo zonë është më e hollë se sa zonat tjera dhe mund të mbajë aromën për një kohë më të gjatë./Klan Kosova.