20:00, 21 Prill 2017

Tretmanet e ndryshme të bëra në shtëpi për lëkurën e fytyrës suaj mund të jenë shumë efektive dhe madje edhe janë pa shumë shpenzime.

Më poshtë janë disa prej tyre që ju mund t’i bëni në shtëpinë tuaj dhe të shihni efekte shumë mahnitëse në lëkurën e fytyrës suaj, transmeton Klan Kosova.

Maska me mjaltë dhe limon për lëkurë më të shkëlqyer

Limoni dhe mjalti janë një kombinim shumë i mirë që i ndihmojnë shumë fytyrës suaj, ashtu si edhe i japin një shkëlqim.
Përzieni mjaltin dhe limonin në sasi të njejtë dhe këtë përzierje vendoseni në fytyrë.

Lëreni të qëndrojë kështu për 20 minuta dhe më pas pastrojeni atë. Shumë shpejt do të shihni se fytyra juaj do të shkëlqejë.

Maska me qumësht dhe banane

Bananja është një nga përbërësit më të mirë që mund ta përfshini në maskat për lëkurën e fytyrës suaj. Shtypini bananet mirë e mirë dhe më pas shtoni një lugë gjelle qumësht.

Vendoseni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe mbajeni atë për pak kohë e më pas shpëlajeni fytyrën.

Përsëriteni këtë procedurë një herë në javë për të parë rezultate të mira.

Interesante