AP, historike: 1.000.000 milion minuta pamje në YouTube (VIDEO) NULL NULL 04.08.2015 14:25 04.08.2015 14:25 Njerëzit do të mund të shohin disa nga ngjarjet kryesore të shekullit të kaluar, duke përfshirë bombardimet në Pearl Harbor, atentatin e Martin Luter King-ut, videon e Titanikut dhe shumë ngjarje të tjera. Agjencia e lajmeve Associated Press dhe partneri i tyre British Movietone kanë shënuar plotë 120 vjet prejse filluan emetimin e lajmeve e pamjeve qysh nga hera e parë e tyre. Tash ata kanë një rekord historik prej 550.000 videosh në YouTube të cilat bëjnë jo më pak se 1.000.000 minuta pamje. Tani njerëzit do të mund të shohin disa nga ngjarjet kryesore të shekullit të kaluar, duke përfshirë bombardimet në Pearl Harbor, atentatin e Martin Luter King-ut, si dhe videon e Titanikut duke lënë portin irlandez, krizën ekonomike të vitit 1929 dhe bombardimin e Hiroshimës, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova. Siç raporton The Washington Post para se këto pamje të dilnin në YouTube, shumica prej tyre mund të shiheshin në arkiva historik ose muze të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.