19:00, 14 Maj 2018

Të gjithë e kemi të freskët kur pak muaj më parë, Anxhela Peristeri bëri për vete publikun me këngën “E çmendur”, këngë e cila triumfoi në festivalin “Kënga Magjike”.

Tashmë, Anxhela ka publikuar versionin anglisht të këngës së saj por me një risi.

Pjesë e këtij versioni është edhe këngëtari i madh shqiptar, Kastriot Tusha, i cili ka strofën e tij në këtë këngë, shkruan Blitz.al.

Një produksion i Threedots dhe me tekst të Olti Currit, “Insanely in Love” ka ardhur me një videoklip mjaft interesant, të shoqëruar edhe me një koreografi të Graciano Taganit e që ekzekutohet më së miri nga vetë Anxhela.

Projekte të tilla janë të rralla në tregun tonë muzikor, prandaj po ju lëmë ta shijoni vetë.

Interesante