Kosova mposht Serbinë në tavolinë NULL NULL 23.03.2018 16:13 23.03.2018 16:13 Ndeshja mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të zhvillohet, pasi autoritetet serbe kanë vendosur ta anulojnë, me arsyetimin se kushtet e sigurisë nuk lejojnë që ajo të luhet Kosova ka mposhtur Serbinë me rezultat zyrtar 20:0, pasi është anuluar njëanshëm ndeshja e hendbollit mes Serbisë dhe Kosovës, për shkak të çështjeve të sigurisë siç kanë thënë autoritetet serbe, ka konfirmuar për Klan Kosovën përzgjedhësi Faruk Shala. Paraprakisht mediat serbe patën raportuar se ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka marrë vendimin për anulimin e saj pasi është konsultuar me ministrin e Sportit, Vanja Udoviçiq, ndërsa më pas ka njoftuar kryeministren dhe presidentin e Serbisë. Ndeshja ishte e paraparë të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit, pjesë e kualifikimeve për Botëror, ndërsa rivalët e radhës të Kosovës janë Norvegjia dhe Sllovakia. Stefanoviq: Kemi anuluar ndeshjen me Kosovën Serbia anulon turneun, përfaqësuesja kosovare nuk lajmërohet fare *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë