Antonio Banderas thotë se do ta dojë ish-gruan derisa të vdesë NULL NULL 24.04.2018 11:00 24.04.2018 11:00 Antonio Banderas ka thënë disa fjalë të ndjera për ish-bashkëshorten, Melanie Griffith. Ylli 57 vjeçar i “The Mask of Zorro” ka thënë se ai dhe Griffith janë shumë miq dhe kanë marrëdhënie shumë të mira mes vete. “Edhe pse ne jemi divorcuar, ajo është familja ime dhe do ta dua deri ditën kur të vdes. Ne kemi qenë në kontakt gjithë këto vjet dhe kemi menaxhuar të kemi një ndarje që është shumë elegante”, ka thënë ai për People Now. “Fëmijët tonë e pëlqejnë mënyrën se si ne jemi ndarë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Fëmijët tanë janë prioriteti ynë numër NJË”, ka vazhduar tutje ai, transmeton Klan Kosova. Griffith dhe Banderas i kanë dhënë fund martesës së tyre dy dekadëshe në muajin dhjetor të vitit 2015. Qysh atëherë, të dy kanë mbetur shumë miq të mirë, duke i uruar njëri-tjetrit vazhdimisht ditëlindjen dhe duke kaluar kohë me vajzën e tyre, Stella Banderas (21). Vetëm javën e kaluar, ish-bashkëshortët u takuan për ditëlindjen e vajzës së tyre, Stella, dhe këtë moment e kanë dokumentuar edhe në Instagram. “Babai dhe vajza përgjithmonë? Darkë familjare”, ka thënë Griffith poshtë fotografisë. View this post on Instagram Father daughter forever ❤️#familydinner A post shared by MELANIE (@melaniegriffith) on Apr 16, 2018 at 11:15pm PDT Vitin e kaluar, aktorja e Working Girl ka folur për revistën People për jetën e saj pas divorcit. “Është këndshëm, është kohë interesante. Fëmijët e mi janë mirë. Jam beqare dhe e vetmuar, e mërzitur dhe e hutuar, por në të njejtën kohë, shumë kurioze. Është sikur duhet të dalë nga foleja ime”, kishte thënë ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.