Anne Hathaway shtatëzënë? NULL NULL 28.11.2015 10:00 28.11.2015 10:00 Sipas E! News, aktorja Anne Hathaway, është në pritje të fëmiut të parë. Hathaway, është e martuar me producentin Adam Shulman, dhe po përflitet që do të bëhën prindër e madje në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Klan Kosova. Këtë lajm ende nuk e kanë konfirmuar Hathaway ose Shulman, por një burim i kësaj reviste është shprehur se ajo është shtatëzënë. “Anne është në tre mujorin e dytë dhe po ndihet shkëlqyeshëm”. Aktorja nga Devils Wears Prada dhe Adam, janë martuar në vitin 2012 dhe aktorja më herët ka treguar për dëshirën e tyre për të filluar një familje. “Oh Zot, dua aq shumë të bëhem nënë dhe e parashikoj që do ti dua pa masë ata”, ishte shprehur Hathaway. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.