Ankohej për dhimbje të forta koke, mjekët i gjejnë merimangë në vesh NULL NULL 28.10.2017 18:30 28.10.2017 18:30 Dhimbje koke të tmerrshme të një gruaje, u shkaktuan nga një merimangë që jetonte brenda veshit të saj, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova. Merimanga me tetë këmbë u ekzaminua nga mjekët. Gruaja shkoi në spital me dhimbje koke të forta, që të gjitha filluan pasi ajo ra në gjumë në terracën e saj. Pacientja e identifikuar si Lekshmi La, iu tha mjekëve se ajo kishte dhimbje bezdisëse dhe ndjesi shpimi gjilpërash brenda veshit të saj të djathtë. Më pas, mjekët në një spital në Indi, zbuluan çfarë ishte problemi. Njëri prej tyre tha: “Është e rrallë të shohësh një merimangë të gjallë që lëviz brenda kanalit të veshit të dikujt”, sipas Indian Express. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.