12:59, 11 Tetor 2018

Anija kozmike ruse Soyuz është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi një defekti teknik që e kishte pësuar fluturakja.

Dy astronautët kanë zbritur me kapsulën me parashutë rreth 20 kilometra në lindje të qytetit Xhezkazgan në Kazakistan, transmeton Telegrafi.

Soyuz është dashur t’i dërgonte astronautin rus dhe atë amerikan Nick Hague dhe Alexey Ovchinin në stacionin hapësinor ndërkombëtar, por për shkak të një defekti janë detyruar të bëjnë ulje emergjente.

Sipas mediave ruse, astronautët që ishin në anijen kozmike Soyuz kanë zbritur sigurt në tokë dhe nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.