Anija kineze për herë të parë zbarkon në pjesën e largët të hënës (VIDEO) NULL NULL 03.01.2019 07:24 03.01.2019 07:24 Mediat shtetërore të Kinës kanë raportuar se të enjten, një anije kozmike kineze për herë të parë ka zbarkuar në pjesën e largët të hënës. Eksploruesi ‘Chang-e 4’ ka prekur sipërfaqen e hënës rreth orës 10:26 të mëngjesit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Kjo pjesë e cila nga disa quhet edhe si pjesa e errët e hënës, deri tani ka qenë shumë pak e eksploruar. Zbarkimi i kësaj anije thekson ambiciet e mëdha të Kinës për t’u shndërruar një fuqi hapësinore. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.