Anija 1 miliard $ bëhet gati për lundrim NULL NULL 24.03.2018 19:07 24.03.2018 19:07 Përmban një park ujor dhe një fushë basketbolli bashkë me 2700 kabinat e saj. Po flasim për anijen më të madhe në botë, Simfoninë e Deteve, e cila shumë shpejt do të nisë lundrimin e saj të parë. Ky mjet fantastik kushton 1 miliard dollarë, peshon 228 000 ton dhe ka një gjatësi prej 362 metrash. E ndërtuar brenda dy vitesh, Simfonia e Deteve mund të mbajë rreth 8000 persona, përfshirë 2200 anëtarë të stafit. Simfonia do e bëjë udhëtimin e saj të parë drejt Malagës, në Spanjë, shkruan Top Channel. Bëhet e ditur se të gjithë verën do ta kalojë në Mesdhe, përpara se të kthehet në Majemi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit për Kosovën, eurodeputeti gjerman i reagon liderëve të BE-së (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Burri thotë se gruaja me të cilën jetonte dhe ka tre fëmijë, u largua nga shtëpia 6 minuta më parë