Tre Luanët janë munduar që ta shfrytëzojnë festën e kroatëve pas golit të Mario Mandzukiq për ta barazuar rezultatin, në përballjen gjysmëfinale të Rusia 2018

13:01, 12 Korrik 2018

Kroacia ka bërë mrekullinë të mërkurën mbrëma duke mundur Anglinë për të kaluar në finalen e Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Padyshim që anglezët kanë kaluar një “makth” në këtë ndeshje dhe kjo vërehej edhe në sytë e lojtarëve dhe tifozëve.

Por një skenë e pazakontë nga ana e anglezëve ka ndodhur në këtë ndeshje dhe kjo është kapur nga kamerat amatore.

Anglezët kanë tentuar të shënojnë gol, kur kroatët ishin duke festuar golin e Mario Mandzukiq në minutat shesë të takimit.

Mirëpo, ata janë zënë në pozicion jashtë loje dhe kjo tentativë ishte ndër më dëshpërueset për Anglinë.