21:00, 20 Mars 2017

Një punonjës social nga Kamboxhia ka bërë disa deklarata goxha interesante lidhur me adoptimin e Maddox Jolie-Pitt nga aktorja Angelina Jolie në vitin 2003.

51 vjeçari Mounh Sarath ka thënë për revistën The Sun se ai ka nënshkruar letrat zyrtare në Kamboxhia duke pretenduar se ai ishte babai i Maddox në mënyrë që të ndihmojë përshpejtimin e miratimit të adoptimit të Maddox nga aktorja, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu pohon se ende ka fuqi juridike mbi kujdestarinë e djalit duke treguar për The Sun edhe dokumentin që e ka paraqitur në një gjykatë në provincën Battambong tw Kamboxhias në gusht të vitit 2003 për të mbështetur pretendimet e tij.

“Ajo donte të ndryshonte emrin e tij, kështu që unë thashë se ai është biri im. Në dokumentet e Gjykatës ai është akoma biri im. Angelina asnjëherë nuk e ka sqaruar këtë punë”, ka thënë tutje Sarath, transmeton Klan Kosova.

Aktorja Angelina Jolie kishte deklaruar kohë më parë se ajo ishte siguruar se Maddox nuk e ka nënën biologjike që jeton në Kamboxhia dhe se ajo asnjëherë nuk do të ja “vjedhte” fëmijën një nëne.

Adoptimi i Maddox nga çifti Jolie dhe Pitt u bë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara vunë kufizime të ashpra mbi adoptimin e fëmijëve nga Kamboxhia për shkak të shqetësimeve të trafikimit.

As aktorja e as ish-bashkëshorti Brad Pitt të cilët ligjërisht kanë adoptuar Maddox nuk kanë komentuar mbi këto pretendime.

Pos Maddox, Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë prindër të Pax që u adoptua nga Vietnami, vajzës Zahara që u adoptuar nga Etiopia dhe fëmijëve biologjikë, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

meet-angelina-jolie-and-brad-pitts-6-children-who-will-be-at-the-center-of-their-impending-divorce

Interesante