Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Angela Merkel: Ne jemi duke menduar për ju dhe jemi duke vuajtur me ju

NULL NULL
23.07.2016 15:45

Angela Merkel ka mbajtur një konferencë në Berlin, pas ngjarjeve të djeshme në Mynih, shkruan The Guardian , transmeton Klan Kosova.

Ajo ka thënë që Gjermania është në pikëllim të thellë për ata që kurrë nuk do të kthehen tek familjet e tyre.

“Ne ndajmë dhimbjen me ju – ne jemi duke menduar për ju dhe jemi duke vuajtur me ju” ka deklaruar Merkel.

Kancelaria u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë atyre qe u lënduan dje në Mynih, përderisa ka cilësuar më te vështirë përballjen me sulmin në Mynih, ngaqë kohëve të fundit jemi duke u përballur me tmerre si sulmi në Nice apo ai në trenin në Bavaria.

Për më tepër Merkel ka thënë që e kupton pasigurinë që ndjejnë qytetarët sa i përket lëvizjes nëpër vendet publike, përderisa siguroi qytetarët e Gjermanisë që janë të sigurt dhe vlerësoi lartë forcat e sigurisë për përmbushjen e detyrave të tyre ditën e premte.

Në fund Angela Merkel u betua që autoritetet do të mësojnë prapavijën e vrasjeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.