Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ancelotti më beson më shumë se Guardiola”

NULL NULL
25.07.2016 12:06

Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, thotë se ndjehet “më i vlerësuar” nën urdhrat e trajnerit të ri Carlo Ancelotti, sesa kur ishte në klub Pep Guardiola, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.

“Ndjehem i çliruar dhe shumë i motivuar”, thotë 33 vjeçari për Kicker.

“Carlo Ancelotti është dhuratë për klubin tonë. Që kur ka ardhur ai ndjej se në mua ka më shumë besim”.

“Është një trajner i mrekullueshëm. Unë dua rreth vetes njerëz si ai, ose Jupp Heynckes e Ottmar Hitzfeld. Që të luaj me të gjitha forcat e mia unë kam nevojë që të tjerët të kenë besim në mua”.

“Gjithçka varet nga gjëra si besimi, respekti dhe afërsia. Dhe pastaj unë nuk jap vetëm 100 për qind, por 150 për qind”.

“Me Ancelottin mund të arrij gjëra të mrekullueshme dhe po pres që të kemi një sezon shumë të mirë”.

klankosova.tv

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.