Shefi i Bayern Munich ka thënë se shpreson që Juventus ta fitojë edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve

13:52, 19 Maj 2017

Ish-trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka befasuar të gjithë pasi ka thënë se Juventusi meriton të fitojë finalen e Champions League.

Strategu italian ka shprehur hapur dëshirën e madhe që trofeu i Championsit të shkojë në Itali dhe jo te ish-skuadra e tij, shkruan SYRI.net.

“Juventusi me Buffon e meriton të fiotojë tripletën dhe Champions Leaguen”.

Kujtojmë që më 3 qershor në Cardiff të Uellsit do të zhvillohet finalja e madhe e Champions League.

Interesante